Ora policore në vend, kryeministri Zaev i drejtohet publikut

Në lidhje me seancën e sotme qeveritare, ku duhej të miratohej vendimi për rekomandimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse për orën policore në vend, publikut do t’i drejtohet kryeministri Zoran Zaev.
Paraqitja ishte caktuar për në ora 14, por duket se do të ketë vonesë.

Dje, Komisioni për sëmundje ngjitëse propozoi orë policore në tërë territorin e vendit, duke filluar nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të ditës së nesërme. Propozimi vjen për shkak të rritjes së rasteve pozitive nga Covid-19.