Ora policore në Maqedoni sot prej në 16:00, ja sa leje për lëvizje janë lëshuar


Ndalimi i lëvizjes së popullatës në territorin e të gjithë vendit, nga sot fillon në ora 16:00 dhe përfundon në orën 5:00 të mëngjesit të ditëve të javës. Në fundjavë (e shtunë dhe e diel) do të ketë orë policore tërëditore për të gjithë qytetarët, gjegjësisht nga ora 16:00 e së premtes deri në ora 5:00 të mëngjesit të hënën.

Sipas vendimit të Qeverisë, personat mbi moshën 67 vjeçare prej sot mund të dalin jashtë në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00, ndërsa për të rinjtë deri në moshën 18 vjeç ndalohet lëvizja gjatë gjithë ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00.

Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në vende publike dhe hapësira publike në grupe më të mëdha se dy persona, me ç’rast është e lejuar prindi të jetë në grup më të madhe me fëmijët e tij deri në 14 vjeç. Për aktivitetet bujqësore lejohet lëvizja brenda territorit të fshatrave, edhe atë vetëm për nevoja pune.

Ndalimi nuk vlen për policinë, ushtrinë, punonjësit e shëndetësisë, si dhe marketet dhe restorantet që janë furnizues të produkteve. Barnatoret do të funksionojnë pa ndalesa.

“Përjashtimet vlejnë për punonjësit e Ministrisë së Brendshme, anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, njësitet territore të zjarrfikësve, Administratën doganore, bujqit dhe fermerët që punojnë dhe lëvizin në zonën e zonave rurale dhe ata që kultivojnë kultura kopshtari dhe kanë aktivitete urgjente për kultivimin e tyre në këtë periudhë, prodhuesit e qumështit, si dhe persona të tjerë dhe institucione të përfshira në përjashtime për këto masa dhe ndalime”, kumtoi qeveria.

Sa i përket marketeve, ata duhet të rregullojnë orarin e tyre të punës në përputhje me ndalimet e lëvizjes në territorin e vendit dhe të organizojnë pa probleme procesin e punës.

Shtabet komunale të krizave duhet të përcaktojë markete që do të sigurojnë artikujt më thelbësorë ushqimore gjatë ndalesës për lëvizje, ndërsa ato markete që janë regjistruar për të furnizuar ushqim me porosi në internet, të kryejnë punën e tyre pa probleme të shtunave dhe të dielave. Shtabet, së bashku me Ministrinë e Brendshme, duhet të organizojnë lëvizjen e vullnetarëve që do të shpërndajnë ushqimet më të nevojshme në shtëpitë e qytetarëve.

Qeveria njoftoi dje se të punësuarit në Shkup që nuk jetojnë në kryeqytet, gjegjësisht udhëtojnë për në punë, që nga sot duhet të drejtohen për të punuar nga shtëpia. Nëpunësit administrativ dhe publik, nga ana tjetër, duhet të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre të punës në kohë, në mënyrë që të arrijnë në shtëpitë e tyre para orës 4 kur fillon shtetrrethimi.

Ministritë dhe organet e tjera të administratës shtetërore, nga ana tjetër, duhet të rregullojnë orarin e punës në përputhje me ndalimin e lëvizjes, gjegjësisht nëpunësit administrativ dhe publik duhet të kryejnë me kohë detyrat dhe obligimet e tyre të punës, në mënyrë që të arrijnë në shtëpi para orës 4 pasdite, kur fillon ora policore”, kumtoi Qeveria.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, dje komunikoi se janë dhënë 27 mijë leje për lëvizje gjatë orës së vendosur policore për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me koronakrizën për kategori të ndryshme të përfaqësuesve të institucioneve ose kategori tjera të qytetarëve. Leje të tillë mund të marrin edhe ata të cilët kujdesen për persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.