Ora policore gjatë Bajramit, qeveria s’ka ende vendim


Në prag të festës së fiter Bajramit dhe dita e iluministëve mbarëslloven shën Qirilit dhe Metodit , ende nuk dihet se si do të jetë regjimi i lëvizjes fundjavës që vjen. Komisioni për sëmunje infective dje propozoi që vendi të futet në karatntinë 58 orëshe, respektivisht ndalimin e lëvizjes nga dita e shtunë në orën 19 deri të martën në 5 të mëngjesit.

Por, vendimin përfundimtar nëse do të ketë orë policore ne fundjave duhet të merret nga Qeveria.
Shkas për një propozim të tillë sipas autoriteteve është mosrespektimi i masave nga ana e qytetarëve, që ka çuar në rritjen e rasteve të personave të infektuarve me Kovid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se 11 pacientë janë shëruar nga virusi korona. Në 24 orët e fundit janë realizuar 549 testime 209 prej tyre nga skriningu ndërsa pozitiv me virusin kanë rezultuar 40 raste prej të cilëve 1 rast nga skriningu. Brenda 24 orëve të fundit betejën me Kovid-19 e ka humbur një pacient nga Prilepi.Numri në total i të infektuarve arrin në 1898, ndërsa vetëm 409 raste janë aktive për momentin. Numri i të shëruarve në total është 1378, ndërsa i viktimave 111.