Ora policore dhe masat e tjera në fuqi vazhdohen edhe një javë

TV21 mëson se, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka vendosur, që masat restriktive që janë në fuqi për momentin, të vazhdohen edhe për një javë.

Sipas kësaj, ora policore do të vazhdojë të fillojë në ora 20:00 të mbrëmjes dhe të fillojë në ora 05:00 të mëngjesit.
Ky vendim i Komisionit është në formë të rekomandimit, i njëjti duhet të kalojë edhe në Shtabin e Krizës dhe në Qeveri.