Ora policore, dënim për 4 persona nga Haraçina dhe një nga Saraji


Prokuroria Publike Shkup sot dorëzoi propozimin për lëshimin e urdhrit penal për kryerjen e veprës penale – Mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Të gjithë të akuzuarit kanë shkelur vendim për orë policore, që ndalon lëvizjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut Veriore nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Njëri person më 23 mars në orën 21:25 është kapur derisa po drejtonte makinën e tipit Volkswagen Passat në rrugën hyrëse për në fshatin Saraj të Shkupit. Katër të tjerët, më datë 24 mars në ora 01:30 pas mesnate janë kapur duke qarkulluar me makinë të tipit Cherokee Grand në fshatin Haraçin të Shkupit.

Prokuroria kërkon nga Gjykata të dënojë të akuzuarit me 100 gjoba ditore me nga 20 euro për secilën ditë./Alsat