Në kulmin e një dë*shpërimi e an*kthi shoqëror prej avancimit të valës së inf*ektimeve nga COVID-19, ka dhe prej atyre optimistëve në këtë klimë pesimizmi. Eshtë epidemiologu Ilir Alimehmeti ai që pretendon se, së paku, v*irusi nuk është më aq k*ërcënues për jetën, si shkak i një mutacioni.
Ndodh kjo ndërsa bashkë me të dhënat e inf*ektimeve në rritje, vijnë dhe ato të jetëhumbjeve, që jo gjithnjë janë mosha të thyera. Por Alimehmeti ka një referencë shkencore për qëndrimin e tij, të cilën ai e ndan me publikun. “Ndrysho mënyrën se si i sheh gjërat dhe gjërat që sheh do të ndryshojnë” Cit. Wayne W. Dyer Lajme të mira miqtë e mi. Të gjithë ne, pavarësisht nga profesioni dhe edukimi, kemi dëgjuar gjatë javëve të kaluara se vir*usi ka pësuar një mutacion të ri (forma G614), i cili e bën më të transmetueshëm atë. Që më datë 27 maj filluan raportimet për fenomenin e homoplazisë që po ndodhnin në këtë vi*rus dhe që do të çonin drejt “zbutjes së tij” dhe “përshtatjes bartës-vi*rus”. (link: https://ëëë.facebook.com/iliralimehmeti11/posts/2964928926917630).
Forma G614 ishte e qartë që transmetohet më gjerë dhe është përgjegjës për shumicën dërrmuese të rasteve në nivel botëror, por shumë u çoroditën nga vde*kjet (e shprehura në shifra absolute) që po shtoheshin. Në fakt ky shtim ndodhi kryesisht nga dy faktorë: numri më i lartë i të i*nfektuarve (në fakt numri relativ i vd*ekjeve ka rënë, OBSH tani deklaron se IFR = 0.6%) dhe nga heqja e masave s*htypëse në shumicën e shteteve. Por vetë vir*usi po shkakton më pak klinikë dhe vd*ekje dhe kjo vërehet edhe nga ky studim elitar i publikuar pak ditë më parë. ????????Studimi udhëhiqet nga Prof. Sandrasegaram Gnanakaran, ndoshta koka më e lartë e virologjisë strukturore dhe është kryer në laboratoret më të mira të virologjisë.