Optika Retina sjell risinë ZEISS, mbrojtje UV në të njëjtin nivel sa një syze dielli në lentet e tyre transparente!


Mbrojtje e plotë UV në të gjitha lentet transparente. Gjatë gjithë ditës. Çdo ditë.
Gjatë gjithë vitit, çdo ditë në verë dhe në dimër në diell madje dhe në ditët me re. Ne jemi të vetëdijshëm që rrezet UV mund të dëmtojnë lëkurën por rrezatimi i këtyre rrezeve është gjithashtu i dëmshëm për shëndetin e syrit tuaj.

Edhe pse është i padukshëm ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj rrezeve UV mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme në sy siç janë kataraktet degjenerimi makular dhe përshpejtim i plakjes së indeve që rrethojnë sytë.
Rrezet UV midis spektrit 380 dhe 400 nanometër janë shumë të forta dhe janë përgjegjëse për shumicën e dëmtimeve të shkaktuara në sy nga këto rreze. Për këtë arsye organizatat e shëndetit rekomandojnë mbrojtjen deri në 400 nm. Megjithatë, 80% e lenteve transparente nuk ofrojnë mbrojtje të plotë UV.

Optika RETINA sjell ZEISS që vendos një standart të ri duke ofruar mbrojtje UV në të njëjtin nivel sa një syze dielli në lentet e tyre transparente – mbrojtje e plotë UV deri në 400 nm.
Lentet transparente me ZEISS UVProtect shfaqen po aq të errëta sa një syze dielli kur shkrep një fotografi me një kamera UV.

Premtimi i ZEISS:
Rrezet UV bllokohen plotësisht nga lentja.
Mbrojtje e plotë UV e syve dhe lëkurës rreth tyre.
Lentet transparente për përdorim të përditshëm ofrojnë të njëjtën mbrojtje nga rrezet UV sa ç’ofron një syze dielli.