Opozita mbështet rritjen e pagës minimale

Partitë opozitare kanë mbështetur rritjen e pagës minimale. Por do të ndërhyjnë me amendament që edhe pagat e tjera në sektorin publik të rriten gradualisht.
Nga VMRO DPMNE kërkojnë edhe rishikim të buxhetit ndërsa nga BESA thonë se është e nevojshme rritja graduale e pagave të tjera, që të mos ketë barazim të padrejtë të pagave.

“Ne do ta mbështesim zgjidhjen e tillë ligjore duke ofruar amendamente që në mënyrë lineare nënkuptojnë respektimin e marrëveshjeve kolektive dhe rritjen e pagave në të gjithë sektorët e tjerë në baza reale”, deklaroi Antonio Milloshoski- deputet i VMRO DPMNE.