Opozita kërkon vetëm pushtet me kërkesa të vjetëruara dhe nënçmuese për shqiptarët

BDI që e konsideron ndryshe konceptin e lirisë kombëtare dhe barabarësisë së plotë u shfaq si në gjithë ciklet me dicka që godet palën tjetër -Kryeministrin shqiptar.Maqedonasit nuk janë mësuar dikush tu kërkojë gjëra të mëdha duke dashur të vazhdojnë dominimin politik mbi shqiptarët por duke shfrytëzuar edhe partitë shqiptare që i ka në kontrollë me pak pushtet që u ka dhënë , ata i arrijnë qëllimet e tyre kombëtare duke e mbajtur në vijë qëllimin sundues politik ndonëse në forma pak më të sofistikuara.

Nëse BDI sipas oponentëve politikë e bën këtë për fushatë, për fushatë poashtu e bëjnë cdo gjë edhe ata.Por dallimi është tek kërkesat e mëdha .Opozita e shpërqendruar ,sepse në fakt opozitë s’mund të quhet sepse e tillë tashmë nuk ekziston tek shqiptarët ,të ozurpuara nga Zaev , gjithë kohën merret me idenë e dikujt tjetër sepse ata qëllim nuk kanë tu sjellin shqiptarëve dicka të madhe , por vazhdojnë me kërkesa të vjetra,demode dhe që nuk i përkasin më realitetit të ri politik dhe duan përmes formave bishtëruese të vijnë në pushtet dhe më pas të udhëhiqen nga ata që i telekomandojnë me përpikshmëri.

Opozita shqiptare në vend që të bëhet bashkë rreth kësaj ideje që tejkalon interesin partiak ,ajo po thellon edhe më shumë hendekun politik dhe i bën një shërbim idesë maqedonase të dominimit.

Partitë shqiptare po bëhen skenar i realizimit të idesë maqedonase për ta mbajtur me cdo kusht një funksion që u takon edhe shqiptarëve.Nëse është ide nacionaliste kryeministri shqiptar është po aq nacionaliste kur reagon që mos e japësh atë funksion që dridhë palën dominuese dhe nuk jep shenjat e një shoqërie të barabartë për të gjithë, aq më tepër ndaj një populli që e ka paguar shtrenjtë nacionalizmin maqedonas që rrënjët i ka shumë të thella .TetovaSot