Opozita kërkon Kuvendi të shpërndahet sot, pushteti insiston në miratimin e ligjeve (VIDEO)

Edhe pse tashmë publiku e di se Kuvendi do të presë afatin e fundit për t’u shpërndarë, i cili është 16 shkurti, opozita sërish kërkoi që ajo të ndodhë sot. Sipas asaj që deklaroi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski prolongimi i shpërndarjes së Kuvendit është përpjekje e pushtetit për të prolonguar zgjedhjet dhe t’i kushtëzojë deputetët për të miratuar ligjet.

“Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dorëzuar shkresë, por ato janë afatet minimale të cilat janë të nevojshme për realizim të kushteve për organizim të zgjedhjeve. Çfarë nëse komplikohet ndonjë aktivitet që parashihen me afate dhe nuk arrijmë t’i mbajmë zgjedhjet parlamentare të parakohshme me afat dhe me marrëveshje të partive politike në prezencë të presidentit”, pohoi Nikolla Micevski, nga VMRO-ja.

Micevskit i është kundërpërgjigjur shumica. Deputetja e LSDM-së, Snezhana Vançeva tha se opozita duke kërkuar që të shpërndahet Kuvendi sot, por tenton t’i ikë realitetit të miratimit të Ligjit për prokurori publike.

“Kjo u pengon deputetëve VMRO-DPMNE-së dhe për këtë kërkojnë që të ky ligj të mos ketë zgjidhje dhe të mos sundojë shteti i së drejtës. Për këtë shpejtojnë edhe me shpërndarjen e Kuvendit, shpresojnë që në atë mënyrë Ligji për Prokurori Publike nuk do të vijë në seancë plenare dhe me këtë nuk do të votohet fare”, tha Snezhana Vançeva nga LSDM.

E deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi tha se me prolongimin e shpërndarjes së Kuvendit nuk do të prolongohen edhe zgjedhjet, ato do të mbahen më 12 prill. Për miratim po presin Ligji për Prokurori Publike, për Lojërat e fatit, për ndryshimin e kufijve të njësive zgjedhore, përc Veting dhe për minerale. Që të gjitha këto, Grubi thotë se po zhvillohen koordinime mes partive sot ndërkaq premton se do të miratohen deri në shpërndarjen e Kuvendit.

“Kemi takim koordinativ me partnerët e koalicionit për t’i kaluar këto ligje. BDI insiston me këmbëngulësi që të miratohet ky ligj (ligji për lojërat e fatiti) para se të shpërbëhet kjo përbërje e Kuvendit. Njëjtë vlen edhe për Ligjin për veting, njëjtë vlen edhe për Kodin Zgjedhor. Me domosdoshmëri zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Nuk mund të kemi pabarazi të votës dhe të njësive zgjedhore”, deklaroi Artab Grubi.

Kuvendi në fillim u tha se do të shpërndahet sot, por kryeparlamentari Talat Xhaferi për shkak se u hap debati në publik se s’do të ketë kohë për miratim të ligjeve, ka kërkuar mendim nga Komisioni Shtetëtor zgjedhor. Në përgjigje, thuhet se Kuvendi mund të shpërndahet 57 ditë para mbatjes së zgjedhjeve, për çfarë KSHZ-ja do të ketë 55 ditë të t’u përgatitur. Me këtë, Xhaferi tha se Kuvendi mund të shpërdahet më 16 shkurt, për çfarë zgjedhjet do të mbahen më 12 prill.