Opozita i ka kthyer në një ditë feste zgjedhjet lokale në Turqi. Kandidatët e partisë opozitare në Ankara dhe Stamboll shpallën fitoren me diferencë të thellë nga kundërshtarët e tyre.
Kryebashkiaku aktual i Stambollit Ekrem Imamoglu, që i fitoi për herë të parë qytetin në 2019-ën, me 80% të votave të numëruara kryeson me 10% ndaj rivalit të tij , biznesmenit dhe ish-ministrit të Mjedisit, Murat Kurum. Mbështetësit në Stamboll, u mblodhën jashtë ndërtesës qendrore të bashkisë. Ata valëvitën flamuj turq dhe pankarta që tregonin foton e zotit Imamoglu së bashku me babanë themelues të Turqisë Kemal Ataturk.
“Në Turqi të gjithë qytetarët pranonin se po jetonin jashtë demokracisë dhe këtu fiton sërish demokracia. Nesër e ardhmja e Turqisë do të jetë me diell dhe e ndritur. Gjithçka do të jetë në rregull”“Në Turqi të gjithë qytetarët pranonin se po jetonin jashtë demokracisë dhe këtu fiton sërish demokracia. Nesër e ardhmja e Turqisë do të jetë me diell dhe e ndritur. Gjithçka do të jetë në rregull”, tha Imamoglu.
Erdogan dështon kështu për herë të dytë të fitojë qytetin ku u rrit dhe u zgjodh kryebashkiak, duke i dhënë një goditje popullaritetit të tij në mandatin e tretë presidencial.
Ndërkohë, në Ankara rezultati është edhe më i thellë, me kryebashkiakun aktuale të opozitës që shpalli fitoren me gjysmën e votave të numëruara.
Opozita ndërkohë kryeson edhe në qytete të tjera të mëdha siç janë Izmir, Bursa dhe Antalia. Ndërsa partia e Erdogan korri më shumë sukses në qytetet e goditura nga tërmeti si Gaziantep dhe Kahramanmaras. Në këto zgjedhje debate kryesor ishte mbi inflacionin që në Turqi ka zhvlerësuar ndjeshëm monedhën kombëtare duke varfëruar qytetarët, me njerëzit që mbajtën Erdgan si përgjegjësin kryesor.
Yavas, kryebashkiaku i rizgjedhur në Ankara dhe kolegu I partisë së tij në Stamboll Imamoglu pritet të jenë pretendentët e ardhshëm në zgjedhjet presidenciale të 2028-ës.