Opozita i hedh pankartë gjatë fjalimit në Kuvend, Von der Leyen: “Të falenderoj për këtë sjellje demokratike”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u shpreh se Maqedonia e Veriut tani ka mundësinë për të qëndruar bashkë me BE-në.

Megjithatë gjatë fjalimit të saj ka pasur kontestime nga ana e deputetëve të opozitës. Deputetët e opozitës gjatë fjalimit të saj përderisa deputetët tjerë duartrokisnin ato fishkëllenin dhe hodhën pankarta drejtuar asaj.

“Të falenderoj për këtë sjellje demokratike”, u shpreh Presidentja e KE.
Ajo theksoi më tej se i ka dëgjuar me kujdes shqetësimet për gjuhën, por tha se “Gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe nuk do të preket në këtë proces”.

Pas kësaj deklarate deputetët e pushtetit u ngritën në këmbë duke duartrokitur, ndërsa nga ata të opozitës pati kontestime.