Opozita hungareze ngjet afishe me foton e Gruevskit dhe Orban (Foto)

Nëpër rrugët kryesore të Budapestit tashmë qytetarët mund të shohin se si janë ngjitur afishe me foton e ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe atij aktual hungarez Viktor Orban.

Kjo fushatë e opozitës hungareze ka nisur pas lajmeve se ish kryeministri Gruevski i akuzuar për korupsion është larguar nga Maqedonia dhe shpëtimin e kërkon në shtetin hungarez.

Kjo fushatë duket se po bëhet për t’i bërë presion kryeministrit Viktor Orban që të jap dorëheqje nga posti i tij.