Opozita greke nuk e voton Marrëveshjen e Prespës


Opozitarët grekë kanë shprehur edhe një herë qëndrimin kundër për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Kryetari i partisë Demokracia e Re, Kiriakos Mitsotakis ka përdorur retorikë folkloriste kur ka folur për këtë marrëveshje politike.

“Liqenin e Prespës grekët e njohin jo nga bukuria e jashtëzakonshme natyrore e tij, por nga marrëveshja a turpshme e Prespës, të cilën e firmosën Cipras dhe Kamenos. Marrëveshje e cila e shmang gjuhën maqedonase dhe kombësinë maqedonase të fqinjit tonë. E përsëris prej këtu, nga Kosturi se Demokracia e Re nuk do të votoj për këtë marrëveshje, as në këtë e as në Parlamentin e ardhshëm”, deklaroi Mitsotakis.

Opozitari grek ka tërhequr vërejtjen se për herë të parë në histori negociohet për gjuhën dhe kombin maqedonas.