Operoi fëmijën 9-ditësh, mjeku Veshti: E kishte zemrën mbrapsht, 8 orë në operacion, sot gëzon jetë normale

Kardiokirurgu Altin Veshti është përzgjedhur nga stafi i emisonit “Opinion” në Tv Klan për temën e emisionit “12 personazhet e 2022-shit”.

Altin Veshti përveç se është një ndër mjekët më të mirë në Shqipëri, është shqiptari i parë që ka dalë në faqen e parë të revistës së Shoqatës Europiane të Kardiokirurgjisë dhe aty është si mësues për të trajnuar të rinjtë që vinin të mësonin.

Gjatë fjalës së tij, mjeku Veshti tregon se nuk e kanë pranuar në Londër pasi i thanë që nuk ka pasaportë evropiane, por Veshti tregon se shefi i kirurgjisë në Padova i gjeti një vend ekselent për të mësuar kardiologjinë, në Guatemala të Bostonit.

LINKU I PLOTE I EMISIONIT https://youtu.be/_aAT-HZelyk