Operatorët paralajmërojnë ndërprerje të përkohshme të programeve televizive

Operatorët e Maqedonisë së Veriut sot kumtuan se nga 21 qershori (e diel) përkohësisht do ta ndërpresin ritransmetimin e të gjitha TV programeve, përveç të RTVM-së, në shenjë proteste, siç theksojnë, ndaj detyrimeve të imponuara jokushtetuese në Ligjin për Shërbime Audio dhe Audiovizuale.

Përkundër të gjitha përpjekjeve, reagimeve dhe të mundësisë së hapur për bashkëpunim, në interes të abonuesve, situata me ritransmetimin e kanaleve televizive nuk ka zgjidhje, por po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, thuhet në kumtesë, ndërsa vendimi për ndërprerjen e kohëpaskohshme mbështetet nga operatorët që janë pjesë e Shoqatës së TIK në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

“Me këtë ligj, të gjithë operatorëve u imponohet detyrimi që të garantojnë për të drejtat autoriale të programeve të cilat nuk i krijojnë por vetëm i ritransmetojnë dhe për këtë të bartin përgjegjësi penale dhe materiale. Kjo praktikisht do të thotë se nuk ekziston mundësi kanalet të regjistrohen ndërsa me atë edhe të ritransmetohen, por në asnjë mënyrë nuk do të thotë mbrojtje e të drejtave autoriale nën hijen e së cilës u sollën ndryshimet jokushtetuese të Ligjit pasi mënyra e ritransmetimit të
programeve dhe mbrojtja e të drejtave autoriale është por edhe deri më tani kanë qenë të rregulluara me ligj dhe në pajtim me standardet e BE-së. Shtesë, më 29.05. 2020, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, u miratua një Dekret me të cilin ligji është plotësuar me edhe një detyrim tjetër në dëm të operatorëve dhe abonuesve, i cili e vë në pikëpyetje ritransmetimin e mëtutjeshëm të përmbajtjeve televizive përmes rrjetit tonë publik të komunikimit elektronik. Ky Dekret imponon një detyrim për operatorët për riregjistrimin e kanaleve të huaja të cilat tashmë janë të regjistruara, brenda 60 ditësh” thuhet në kumtesë.

Të gjithë operatorët, shtohet, pas skadimit të kësaj periudhe gjegjësisht më 08.08.2020, operatorët do të duhet t’i shkyçin pjesën më të madhe të programeve të huaja të cilat i ritransmetojnë, për shkak të rregullativës e cila nga njëra anë kërkon riregjistrimin e tyre nën kushte të reja pa arsye të mëdha ndërsa nga ana tjetër kërkon deklarata me të cilat me përgjegjësi morale dhe penale operatorët do të përgjigjeshin për diçka për çka nuk kanë obligim ligjor as fuqi për ta kontrolluar.

“Duke e pasur parasysh seriozitetin e situatës, vlerësojmë se duhet të jemi transparentë ndaj abonuesve dhe opinionit dhe të alarmojmë për mundësinë potenciale për shuarjen e plotë të platformave për ritransmetimin e përmbajtjeve programore pas 08.08.2020. Sikurse edhe deri më tani jemi të hapur për bashkëpunim dhe kemi ofruar propozim për ndryshimin e akteve nënligjore i cili nëse pranohet, do të jetë zgjidhje e përbashkët e cila do ta hapë rrugën drejt parandalimit të errësirës potenciale mediatike dhe informative”, theksojnë operatorët.

Të gjithë abonuesit të cilët do të preken me këtë vendim do të dëmshpërblehen me uljen përkatëse të parapagesës mujore, paralajmërojnë operatorët, të cilët shtojnë se do të ndërmarrin gjithçka që është në fuqinë tonë që të gjendet zgjidhje me çka do të shmangeshin dëmet e mëtejme dhe do të mbrohen abonuesit dhe i gjithë opinioni.