Operatorët energjetik do të marrin ndihmë financiare nga Qeveria (VIDEO)


Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim për marrjen e masës për mbështetje financiare me llogaritjen e dallimit të çmimit të energjisë termike operatorëve të aktiviteteve energjetike në tregun e energjisë termike. U vendos edhe për energjinë e konsumuar nga konsumatorët e kategorisë familjare, në kushtet e një situate krize në furnizimin me energji termike.

“Ky vendim për sezonin e ri të ngrohjes praktikisht nënkupton vazhdimin e subvencionimit nga ana e Qeverisë në pjesën e faturave të energjisë termike të amvisërive, për të mbrojtur amvisëritë nga çmimi më i lartë i energjisë tërmike siç ka qenë edhe deri më tani. Masa i referohet periudhës kohore nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi – deri në skadimin e afatit të ekzistencës së përcaktuar të situatës së krizës në furnizimin me energji termike”

Ditë më parë, Qeveria miratoi vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet caktuara në tregtinë me pakicë, konkretisht për drutë e dushkut; dru zjarri ahu dhe peleta për ngrohje. Ky vendim erdhi si pasojë e rritjes enorme të ­çmimeve të druve dhe ankesave të shumta të qytetarëve.

Gjatë ditës së djeshme Drejtori i përgjithshëm i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV), Vasko Kovaçevski njoftoi për muajin e tetor, nuk është paguar asnjë denar për blerjen e energjisë elektrike për nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, edhe pse plani parashikonte 10. 5 milionë euro për këtë qëllim. Medina Ajeti /SHENJA/