Çdo shërbim informativ i fshehtë në botë, ka metoda e veta të perfeksionuara për “biseda informative” me qytetarë të zakonshëm, të cilat ndryshojnë kur është fjala për persona që i takojnë një shërbimi tjetër sekret policor për zbulim ose kundërzbulim, ose për persona të ndonjë institucioni tjetër ushtarak-shtetëror sekret, të ndonjë shteti tjetër. Në përgjithësi, kur zhvillohen biseda të ndryshme me karakter informativ (ndryshe nga raportet zyrtare të bashkëpunëtorëve të brendshëm ose të jashtëm, të agjentëve të angazhuar e të tjerëve) prej personave të tillë merren shënime të përgjithshme: emri dhe mbiemri, vendi i lindjes, profesioni, nacionaliteti, posedon ose jo pasaportë, adresa ku jeton etj. Mirëpo, në qoftë se është fjala për ndonjë person për të cilin ka “indikacione informative” se i takon si agjent ndonjë shërbimi tjetër informativ apo organizatë më rëndësi të veçantë, atëherë SDB-ja gjatë veprimeve në terren, hap një “front” dhe më këtë rast përhap dizinformata apo ndërmerr “misione rezidence”. Në rastin konkret duhet të sqarojmë se ky term, në analet e SDB-së dhe të sigurimit vjen nga KGB-ja famoze dhe me të emërtohet një detashment që vepron në një qytet, “qendër” apo një rajon të caktuar, brenda apo jashtë shtetit. Atëherë çdo gjë zhvillohet në mënyrë profesionale, sipas instruksioneve të marra nga eprorët apo kryeshefat e shërbimit të sigurimit dhe e gjitha vihet në rrjedhë me ndonjë aksion ose operacioni të caktuar e të shifruar dhe sekret të cilin e zhvillon SDB-ja ose KOS-i.
* * *
Këtu si shembull po japim vetëm disa nga operacionet sekrete dhe të koduar siç kam përmendur edhe më herët, si “Radika”, “Ballkani”. “Orienti”, “Raketa”, “Atlantida” ,, Kosova Trans,, etj. në të cilat janë inkuadruar edhe bashkëpunëtorë me emra të shifruar, si “Drini”, “Sulltani”, “Tomori”, “Besa”, “Profesori”, “Bukoviku”, “Doktor Zhivago”, “Luboteni”, “Isidori”, “Çe Gevara” etj. Këtu, njëherit mund të marrim “dosjen Kadare”, i cili si shkrimtar i madh i Shqipërisë ishte ndër më “të besueshmit” e oborrit të Enverit dhe Nexhmijes. Ai kishte “kartë të gjelbër” dhe udhëtonte lirisht nëpër Europë dhe si shkrimtar me famë të madhe, gëzonte besim të plotë edhe te Partia e Punës së Shqipërisë. Kadareja, në kontaktet me “kolegët” e tij serbë në Bor e Majdanpek,- Drashkoviçët, Qosiçët, Bullatoviçët, Maksimoviçët etj.- u fliste atyre për poezinë si “ind që lidh shpirtrat e njerëzve dhe nuk njeh kufij”. Ndërsa në pyetjet e “kolegëve” të tij, se ç’mendim kishte për shkrimtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, për Kapllan Kallushin, Martin Camajn, Hekuran Murrën, Rexhep Qosjen, Teki Dervishin, Adriatik Kallullin, Fahredin Gungën, Rrahman Dedajn, Murat Isakun etj., autori i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ngrinte dolli “shlivovice”, si dikur Shollohovi i madh, autor i “Donit të qetë”, që zbrazte kupat me “vodkë” me krerët e KGB-së, kur referonte për shkrimtarët rusë, si Sollzhencinin, Juri Danielin, Andrea Siniavskin e të tjerët, dhe shtonte: “Kapllani, që nga viti 1966 është ndeshur me Partine e Punës dhe Enverin nga pozitat staliniste, por po them se burgun dhe dënimin e ka të rëndë… Një pjesë e shkrimtarëve shqiptarë në Jugosllavi jetojnë me ndërgjegje të rënduar (duke mos sqaruar se ç’ka ka menduar me fjalët “ndërgjegje të rënduar”), ndërsa në Shqipëri kolegët e mi gëzojnë privilegje të veçanta dhe mbrojtje të plotë nga Partia”, -shprehej Kadareja.
Për të vërtetën në Shqipërinë enveriste dhe në Jugosllavinë serbosllave, Kadareja nuk dëshironte të fliste. Ndoshta vetëm ai e dinte se ç’duhej të bënte, si të vepronte shkrimtari i madh, por edhe sot e kësaj dite, nuk e kam të qartë pse vallë villte aq akuza e shpifje për të tjerët, për shkrimtarët nga Shqipëria dhe Jugosllavia, nëse s’ka qenë “intelektual i rrëmbyer” me të cilët SDB-ja dhe KOS-i i Jugosllavisë kishin eksperiencë djalli dhe dinin si të vepronin në mënyrë perfide dhe tinëzare, duke bërë edhe manipulime nga më të tmershmet që ishin praktikë e tyre e zezë.
***
NEXHAT GOLIJA, emigrant dhe spiun i regjistruar në arkivat e SDB / UDB-së në Shkup, me prejardhje nga anet e Peshkopisë e i cili çalonte në një këmbë, gjithë kohën e kalonte në stacionin e trenit në ,,Banhov,, në Esen të Gjermanisë, duke pritur te takonte shqiptaret te cilet andej shkonin e vinin ne … Ai, vite të tëra mbante ..lidhje,, me policinë gjermane dhe i angazhuar nga SDB-ja jugosllave si spiun në rrjetin agjenturor për përpunimin “operativ” të shqiptarëve nga Tetova, Gostivari, Dibra, Struga, Kërçova e Kumanova, e sidomos për interes të SDB-së së Maqedonisë, e qe gjendeshin me pune ne Gjermani. Nexhat Golia kishte detyre qe te spiunonte nje tabor shqiptaresh, e ne vecanti Imer Imerin dhe ca të tjerë nga Çegrani, të cilët në vitet 1969-‘78 gjendeshin në Esen të Gjermanisë/ duke mos i kursyer as ata te cilet gjendeshin ne Dusseldorf me rrethine dhe sidomos ata te cilet mbanin kontakte me oficera te ,,Kompanise 4000,, te Kaizersllauternit. Nga ana tjetër edhe Imer Imeri si bashkëpunonte me Nexhat Golijen për interes karieriste personale i gënjente shqiptarët e Gostivarit dhe Tetovës duke u thënë se gjoja ishte Nexhat AGOLLI dhe se ndihmonte nevojtarët kurbetçinj, për punë dhe shërbime të ndryshme si për shembull “rregullonte” ndonjë dokument në policinë gjermane, ua merrte “shpërblimin” për këtë nga 500-1000 ose nga 1500 deri në 3000 marka, varësisht nga ,,rëndësia,, e dokumentit. Ai kishte edhe rrjetin e vet te bashkëpunëtorëve nga Çegrani, Gostivari, Dibra e Tetova, të cilët bënin shitjen e garancive për punë, formularë që Golija i merrte falas në organet gjermane. Kështu një garanci e shiste në fshatrat e Pollogut nga 2000-3000 marka gjermane. Një pjesë të të hollave të fituara nga marifetet, Nexhat Golija dhe Hashimi Aliji i Lushe i ndanin bashke me shefin e policisë në Gostivar ,Trife Matevskin.
Nexhat Golija kishte edhe një motër në Tetovë që quhej Ajshe, ndërsa mbesa e tij, Suzana Kaba, punonte si spikere në TV e Shkupit në emisionin në gjuhën shqipe, e cila për bashkëshort zgjodhi një Maqedonas. Nexhat Golija ishte informator i SDB-së në Shkup dhe Dibër me pseudonimin “Çupi” ndoshta nga fakti se çalonte në një këmbë. I spiunonte shqiptarët në Esen e më gjërë në Gjermani. Shumë letër-këmbime dhe te tjera dokumente, të cilat ia merrte Imer Imerit (me të cilin jetonte në Esen) ia dorëzonte SDB-së në Dibër sepse atje ishte i regjistruar si informator.
SPIUNËT ,,HUZER-i,, DHE ,,KAMEN,,?
Sipas vlerësimeve operative dhe të spiunazhit të UDB-së të dy personat si informatorë dhe kodosha të rregjistruar: Huzri Zeqiri me nofkën ,,Huzer,, dhe Arif Zeqiri me pseodonimin ,,Kamen,, të cilët udba shpesh i ka përdor si disinformator të mbrojtur dhe si burim paralel për spiunim në qarqe dhe tubime të caktuara në Gostivar, sidimos në rradhët e SHKA ,,Besa,,! Që të dy këta janë të lindur në fshatin tipik malor Tërnovë nja 12 klm në anën juglindore të Gostivarit dhe jetonin në fshatin Bajnicë e Poshtme, ku udba i mbante në lidhje për qëllime të caktuara antishqiptare. Por që ishin persona labil dhe të paqëndrueshëm, si në pikëpamje sociale, ashtu edhe në atë seksuale, ishin të pamoralshëm të dhënë pas hajnive dhe qejfeve me femra të dorës së lehtë.Si të tillë SDB e Gostivarit edhe i kishte angazhuar në rrjetet e tyre si spiuna dhe që nga fillimi i vitit 1971 ishin regjistruar në kartotekat e bshkëpunëtorëve me pseodonimet e lartë shënuara, duke i mbajt në lidhje informative fillimisht Abdullah Jajovski, Stojçe Gjorgjievski madje edhe Temelko Boshkovski, thuhet në anketën e tyre biografike. Nuk dihet përse A.Z. ia kishin dhënë nofkën ,,Kamen,, por, që njihej edhe si i dhënë pas pijeve alkoolike, i pashkolluar dhe endacak.
Që të dy, ,,Huzeri,, dhe ,,Kamen,, duke vepruar sipas instruksioneve të UDB (SDB) në Gostivar, me detyra të caktuara edhe ishin fut si antëtarë folklorist në rradhët e SHKA ,,Besa,, ku me vite kishin provokuar dhe spiunuar disa pjesëtarë dhe aktivista të kësaj shoqërie, duke filluar që nga kryetari i saj dr.Miftar Kurtin, profesorin Feim Reçanin, solistin Maksut Deharin, vëllezërit Stafaj etj. Duke grumbulluar të dhëna dhe informacione të ndryshme dhe komprometuese për nevojat dhe intereset e SDB në Gostivar,pas viteve 1978 të fundit që i kanë mbajtur në lidhje operative si spiunë ishin dy antishqiptarë T.B. dhe S. S.
SEFER SELIMI,
Të gjithë e njihnin e poetin, pedagogun dhe këshilltarin e arsimit, ish sekretarin e komunës së Gostivarit – Sefer Selimin. Për të janë shkruar elegji, janë kënduar këngë dhe gjithmonë në oda flitej për këtë veprimtar të dalluar të kësaj treve.
Në fillim te shkurit të vitit 1968, disa metra para portes se shtepisë së vet, Sefer Selimi goditet për vdekje me disa plumba pas shpine. Ishte punë e kurdisur dhe me skenar nga shefi i UDB-së në Gostivar Stojçe Gjorgjievski.Dorasi Teki Çajla u mbajt dy muaj në paraburgim dhe lirohet që të mbrohet në liri,me asryetim se paskësh shtënë në vetëmbrojtje.Por, një mbrëmje kur qytetin e kishte kapluar qetësia para gjumi, likuidohet edhe dorasi i Sefer Selimit në rrethana që edhe sot mbeten mister…
Me rastin e vrasjes së atdhetarit dhe intelektualit Sefer Selimit nga Gostivari, prof. dr. Fehim Reçani ia dedikoi një elegji, të cilën atë kohë e botoi gazeta ,,Flaka,,:
”Hijeshi e shend oxhakut i ke dhanë,
të vranë qorrat që s’të panë“-Fehim Reçani
Prof FEHIM REÇANI
Në morinë e personazheve të shumtë të këtij libri nuk mund të mbetem indiferent pa thënë edhe dy fjalë me sinqeritet për profesorin, albanologun dhe letrarin, lindur dhe rritur në Reçan të Gostivarit- Prof Fehim Recanin, i cili i takon plejadës së parë të intelektualëve të kësaj zone. Ai gjithnjë ishte një përkrahës i rezistencës shqiptare për të drejtën kombëtare dhe karakterizohej nga nja radikalizëm pozitiv në qenien e tij si nacionalist shqiptar. Kështu, së paku, ai kishte definuar arsyet, kur UDB-ja ia sajoji dosjen, dhe ndaj më pas gjithnjë e kishte nën vëzhgim. Dosja e Fehim Reçanit që edhe sot e kësaj dite mbahet e koduar në arkivat e Shërbimit të Fshehtë të Maqedonisë, është plotësuar në disa faza, dhe është për të ardhur keq se si disa nga miqtë e tij kanë shërbyer si informatorë të SDB-së. Ata kishin marrë instruksione të veçanta për të kontaktuar me të. Disa raporte janë të hershme dhe kanë të bëjnë me faktin se ai ishte skeduar si nacionalist radikal, sipas raporteve të informatorit Adem Shehut dhe personit të regjistruar me nofkën ,,Lisica,, -,,Dhelpra,, një ish koleg i tij nga gjimnazi i Gostivarit, dhe si fakt përmendej qëndrimi i Fehimit në disa ambiente të ngushta ku shprehte konsiderata, duke vlerësuar tej mase si persona të devotshëm kombëtarë, Aqif Reçanin dhe Kalosh Hamdi Reçanin në Amerikë. Në informacionet që gjenden në dosjen e tij thuhet se vlerësime të larta Fehimi ka pasur edhe për intelektualin e shquar shqiptar nga Reçani, Sefer Selimin, të cilin e ekzekutoi dy vjet pas rënies së Rankoviçit, dora e UDB-së nëpërmjet shnqiptarëve. Fehim Reçani kësaj vrasjeje tragjike i ka kushtuar edhe një poezi, që e botoi në “Flaka e vllazërimit”. Fill pas kësaj në dosjen e tij personale u radhitën edhe disaraporte e informacione të tjera të dhëna nga informatorët shqiptarë të SDB-së në atë krahinë. UDB-ja (SDB-ja), nëpërmjet marionetave të saj si; Stojçe Gjeorgjievski, Abdullah Jajovski, Vasil Sinandinovski, Temelko Bokshkovski dhe të tjerë urdhëroi që të survejohej Fehim Reçani dhe Myrteza Çekrezin. Për këtë u angazhuan disa informatorë të përzgjedhur, disa prej tyre ishin intelektualë, të cilët kontribuuan me devotshmëri për UDB-në. Raportet e tyre sekrete për Fehim Reçanin ishin mjaft të “kopsitura” dhe tregonin gjithçka rreth deklarimeve të tij, sidomos pas vrasjes së Kalosh Hamdi Reçanit në Kenosha të Amerikës. E gjithë kjo ishte mjaft interesante për SDB-në, pasi në skedarët e saj gjendej një dosje mjaft voluminoze e Kalosh Reçanit, i cili që në moshë të re kishte përkrahur rezistencën e armatosur të Aqif Reçanit dhe Xhemë Gostivarit. Duke ndjerë arrestimin në vitin 1950, Kaloshi ishte larguar në Turqi përmes Greqisë, dhe më pas kishte shkuar në Amerikë, ku ishte shquar si veprimtar në radhët e mërgatës shqiptare atje. Ai ishte një ndër aktivistët e “lidhjes së Prizrenit” në SHBA.
Nuk mund të lë pa thënë një fakt shumë domethënës, informatorët më të angazhuar në të gjithë këtë histori të prof Fehim Reçanit ishin arsimtari Adem Shehu, prof Shaban Sh. Me nofkën ,,Dhelpra, i cili jeton në Shkup, si dhe kodosh i regjur me emrin Xhemil Shehu, me pseodonimin “Kuçali” i cili tani gjendet në Zvicër, dhe me vite spiunonte si ,,urrith, në qarrqet e gurbetqarëve shqiptarë dhe atyre që merreshin me intereset e kauzës për pavarsinë e Kosovës dhe Bashkimin e trojeve gjithëshqiptare, “Kuçali” i spiunonte siaps direktivave që i merrte nga UDBA e Gostivarit.
Spiuni ,,Brko” tejet i rrezikshëm!
Në formularin biografik që mbante SDB në dosien e këtij personi thuhet se ,,B.B. janë inicialet e emrit dhe mbiemrit të vërtetë të bashkëpunëtorit ,,Brko,, ka lindur në Saraj të Shkupit ku edhe gjendet si punëtor arsimi. Është duke studjuar në Akademinë Pedagogjike dhe që nga fillimi i vitit 1971/72 me sugjerimet e komandirit të milicisë Dimitries në Gjorqe Petrov,është dëshmuar si lojal dhe i përshtatshëm për ta angazhuar në rrjetin e informatorëve për intereset e SDB. Për këtë qëllim operativisti Sllave Vasovski , pas disa kontakteve që kishte me B.B. e regjistroi si informator me pseodonimin ,,Brko,, dhe është angazhuar për mbulimin operativ të disa personave në vijën e ,,nacionalizmit,, dhe ,,irredentizmit,, shqiptarë dhe të spiunazhit. Operativistët Ilija Bllazhevski dhe Nazmi Musliu janë angazhuar përmes lidhjeve operative që t’i ndihmojnë në dhënien e provimeve pranë AP ku ,,Brko,, studjonte.
Për kontributin e dhënë disa herë është shpërblyer me shuma të ndryshme parashë.Pas Vitit të Ri 1974, sipas një plani operativ dhe disa rrethanave të krijuara, Sektori i II janë të mendimit që informatorin në fjalë da dërgojnë me detyra të caktuara në Zvicër ku do të realizon disa kontakte me objektivin ,,Radusha,, dhe njëkohësisht të realizon disa direktiva të plotësuara edhe ndaj personit PPR ,,Treska,, në Lucern, sepse në raportet e dhëna gjer më tani, ka treguar rezultate të mira dhe është në perspektiv të mëtejm…Është i prirur pas qejfeve me femra dhe aventurave të ndryshme, karakteristika të cilat Shërbimi i ka në dijeni.
***
MAKSUT DEHARIN e spiunonin ata që UDBA i kishte infiltruar në rradhët e SHKA ,,Besa” !
Vetëm pse ishte pishtar dhe e donte arsimin shqip,kulturën dhe këngën e bukur shqipe që ai e interpretonte me dashuri, si i tillë edhe ishte anëtarë dhe solist i SKA ,,Besa,, në Gostivar. Madje edhe për disa kontakte që Maksuti mbante me dr.Kurtin , vëllezërit Shaban e Enver Stafain, Begzat Begzatin, Abedin Shabanin dhe disa persona të tjerë të kulturës dhe arsimit nga malësia ku lindi, UDB-a (SDB) e Gostivarit në krye me udbashët Abdullah Jajovskin, më vonë edhe Sejdali Saliu, të cilët e përcjellnin duke e spiunuar në çdo hap. Pas kthimit nga Shqipëria ku SHKA ,,Besa,, ishte në vizitë, doktor Kurtit dhe Maksutit , pas disa informatave operative që kishin grumbulluar me spiunët e tyre SDB-a ua hapi edhe dosiet personale të quajtura DL.
LUAN STAROVA !
Historia e familjes Starova që nga vitet kur u arratisen nga Shqipëria në Jugosllavi ka vorbollat e saja…Djemt e kësaj familje të vuajtur u arsimuan dhe kryen arsimime të larta! Luan Starova, të cilin e njoha që kur ishte kryeredaktor dhe përgjegjës në TV Shkupin, programi në gjuhën shqipe. Isha i interesuar ta njihja sepse emri i tij shpesh lakohej nëpër raporte dhe materiale operative të SDB në Shkup, duke e mbajtur kjo makineri e çuditshme në ndjekje dhe survejim.Shërbimi ishte mjaft i interesuar si për Luanin njashtu edhe për vëllezërit dhe gjithë familjen e tij, të cilët pasi ishin vendos në Shkup, duke u arratis nga Pogradeci me barkë të ndërtuar prej drrunjësh, UDB-a i mbante nën mbi kqyrje sistematike. Sa kam informacion nga ai Sherbim, ata ishin të interesuar rreth librave të babait të Luan Starovës që kishte në shtëpi, një numër të madh të sjellura me kohë kur plaku është larguar nga Stambolli dhe të shkruara në gjuhën arabishte, e kureshtja e udbashëve ishte e madhe dhe donin të dinin thellë për përmbajtjen e tyre, për dorëshkrimet që posedonin, e të cilën përmbajtje e dinte vetëm plaku Starova .Ndaj edhe kishin anagazhuar një tabor të tërë informatorësh të cilët e spiunonin këtë familje intelektualësh… Por, në vitet e jetës plotë rrëmbime dhe sakrifica, Luani si një njeri mjaft i zellshëm, bujar dhe fisnik, arriti të ngjitej shkallëve të karierës së tij, duke nisur me publicistikën e tij mjaft të thukët dhe të kulluar, u bë edhe person i rëndësishëm në analet e diplomacisë…U bë mjaft i dashur dhe i respektuar, një shpirt njeriu që vuante për hallet e të tjerëve dhe kontribuonte për kulturën, traditën tonë, rrënjët në apsektin tropologjik dhe qënies njerëzore…Për këtë në UDB shpesh diskutonin, ia kishin zilinë dhe dëshirronin rrymat e ndryshme shoviniste që ta pengonin, por ai ecte me krenari dhe vëndosmëri në rrugën e tij jetike si shqiptar i emancipuar dhe mjaft i përkushtuar!
Daut GURRA lindi më 15 tetor 1948, në fshatin Reçicë të Vogël afër Tetovës, në një familje me tradita fisnike, bujare dhe atdhetare.
Pasi mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën “Normale” në Tetovë, punoi si mësues në disa fshatra të kësaj ane, ashtu I devotshëm dhe I flakt për arsimin shqip dhe emancipimin e gjeneratave të reja. Që në vitet e rinisë i shfaqi idetë e tij kundër ideologjisë komuniste dhe hegjemoniste sllave.Ishte I flakt edhe ndaj fjalës së bukur dhe të shkruar, andaj edhe ushtroi një veprimtari të gjërë duke shkruar vargje, tregime, skica dhe artikuj të ndrysh?m gazetaresk e letrar. Shkruajti poezi për të rritur dhe për fëmijë duke I botuar krijimtarinë e tij letrare ne të gjitha revistat e kohës sin ë gazetën ,,Flaka e vëllazërimit,, ,,Jehona,, ,,Gezimi etj. në Shkup dhe shumë revista e gazeta të tjera në Prishtinë. Shkruante pët shtegëtimet e gurbetqarit shqiptarë, për PAJËN E NUSEVE dhe për KRUSHQIT E LARGËT. Shkruajti për arsimin shqip dhe traditën tonë, shkruajti për dallgët e jetës !Ai herët ra në sytë e UDB-së të cilët nisin sistematikisht duke e survejuar dhe përsjellë sit ë rrezikshëm ndaj pushtetit dhe ideologjisë komuniste, e sidomos gjatë viteve kur do të lidhëte një miqësi me disa patriot dhe intelektualë shqiptarë nga rrethina e Tetovës, madje edhe me Teki Dervishin, Jusuf Gervallën, Gani Bobin, Baki Ymerin etj. me të cilët shpesh kontaktonte në Tetovë dhe në redaksinë e ,,Flakës,, Shkup.Poetit Gurra udbashët në krye me Bedri Sinanin e Gajrës ia sajuan dosjen e fshehtë personale, dhe gjatë gjithë jetës së tij ishte në përcjellje dhe vëzhgim të fshehtë. Informatorët nga disa redaksi shqipe, si nga ,,Flaka,, dhe Radio Shkupi, shkruanin raporte për kontaktet e poetit dhe deklaratat e tij, e artikujt dhe poezitë e Daut Gurrës shpesh dërgoheshin në ,,analiza,, operative nga Muhamer Vishko dhe Adem Gajtani etj.
Dauti si një intelektual dhe pishtar i arsimit ,prej vitit 1972 e më vonë ka punaur në fshatin Çellopek të Tetovës si mësues, ku nxënësit e tij atje, edhe sot e kujtojnë me shumë mallë, respekt dhe dashuri, e figura e tij e ndritur, e një adhetari të rallë, të një mësuesi të devotshëm, icili me mish e shpirt e deshi arsimin, nxënësit të cilët në sytë e tyre gjente qindëra si Luli i Vocër nga poemat e Migjenit. E deshi shkollën dhe gjuhën shqipe, vargun dhe poezinë. Por, Dauti kishte një histori të dhimbëshme vuajtjesh, dhe si i tillë ndante fatin tragjik të kombit që i takonte. Ai deri në vdekje mbeti ipërdjekur… Vdiq në stinën e luleve më 1993, duke mbetur si shembull për gjeneratat që vijnë…
VEPRIMTARI TURAN RUSI NË AMERIKË
Turhan Rusi nga Dibra, në Jugosllavinë titiste hoq të zitë e ullirit,vetëm përse ishte i devotshëm për çështjen kombëtare, me vite e vite ishte i ndjekur nga UDB-a dhe informatorë të kësaj makinerie famkeqe. Ai, pas shumë peripetishë e sakrificash arriti të del në Amerikë ku gjendet edhe sot. Ka zhvilluar një biznes privat bashkë me djemt e tij, dhe vazhdimisht , sin ë vitet e tranzicionit, ka kontribuar mjaft për çështjen shqiptare dhe për Kosovën. Ka ndihmuar skamnorët, siç bën edhe sot e sot. Kjo ka qënë veti dhe karakteristikë e tij si shqiptar i devotshë. Pas rënimit të Jugosllavisë komuniste, ka prit e pëcjellë shumë personalitete dhe delegacione shqiptare të cilë kanë vajtur me vizita në SHBA, duke filluar që nga Ibrahim Rugova e Rexhep Qosja dhe me rradhë! Kjo zatën ka qënë edhe mburje edhe krenari e tij, sepse edhe në këtë mënyrë ka dash të jep kontributin e vlevshëm si shqiptar, edhe për çështjen e Kosovës!
***
E takova në Tiranë, aty te ,,Dy kullat binake,, kishte ardhur në pushime. Aty , në një pallatë ka ble një apartament, sa për të ardhur nga Amerika e të çmallet me Tiranën…Biseda me te ishte shumë e ngrohtë, dhe interesante, sepse ke çfarë të dëgjosh nga njeriu i eksperiencës që e ka mësuar jeta, vuajtjet si i ri, dhe rrebeshet e më vonshme të ndjekjeve dhe survejimeve udbashiane, ku rol të rëndësishëm ka luajt informatory ,,Dhelpra,, (,,Lisica,,) i cili SDB-së i shërbente si burim parallel.,,Por, të gjitha janë të kaluara, duhet të ecim përpara dhe të krijojmë kushte më të mira jete dhe fatin e kombit në përgjithësi!- thotë me një mburje dhe krenari të veçantë Turan Rusi dhe vazhdon më tej rrëfimet e jetës dhe hallet e Dibrës dhe të dibranëve. Nuk le pa përmendur bujarinë dhe fisnikërinë e bashkëvendasve të tij, Flet me vyrtyte burrërore për shumë çështje dhe preokupime. Madje,Turhan Rusit i kujtohen edhe rrëfimet e pleqve, mban mend shumë histori të rrëfyera brez pas brezi edhe per Suf Xhelili, Iljas Pashë Qokun, Ramis Dacit të Dibrës , Qemal Agolli, Shemsi Hatipi e Jonuz Majtara, Dr. Burhan Pasholli, Hafus-Uke Dovolani, mandej mësuesit e parë pishtarë të arsimit si Esat Menzelxhiu, Fetah Hajdini, Medat Cami, Abdi Begu, Irfan Oruçi, Skënder e Faton Daci, Bardhyl Cami, Shehat Marku Mojsi Lutfiu dhe shumë të tjerë. ,, Dibra !Eh Dibra, Dibra!,-psherëtin ky burrë që edhe për Dibrën e dibranët ka shumë nostalgji. Të flasish për Dibrën dhe dibranët do të thotë të shpalosish kapituj të një historie të lavdishme ptej guximi dhe krenarie shqiptare që lidhen me historinë e këtyre Nëntë maleve të kësaj treve, aq shumë e shquar në historinë tonë kombëtare, një ndër Nëntë Malet e Gegërisë dhe bajraku i vetëm i Dibrës, janë simboli ynë i devotshmërisë dhe qëndresës,me njerëz aq inteligjentë, aq bujarë, aq trima e aq atdhetarë, fisnikë të vërtetë, njerëz me sedër të madhe, krenarë për Dibrën, paraardhësit dhe brezin e sotëm, ndryshe nga të gjithë krahinat e vendit, që nga kohërat e Portës Otomane dhe pashallarëve si Hajredin Pasha siç këndohet edhe kënga, të gjitha këto i përmend historia dibrane…! ,,Dibranët kanë qenë të dalluar si për trimëri, bujari, arsimdashës, punëtor të denjë, zanatçi të shquar, por edhe për karakteristikat e mënyrës e të jetuarit, duke filluar nga shtëpitë,me një traditë të veçantë, po edhe veshjet, doket, folklori dhe zakone të tjerë tradicionale,- rrëfen Turan Rusi me një seriozitet në fytyrë dhe vazhdon:
,,Jeta njeriun e bën të fortë, jeta dhe vuajtjet, u rita dhe u kalita në një familje jo shumë të pasur, por shumë bujare dhe me tradita.Por, ja, rrugët e jetës më çuan deri në Amerikë! E tillë është jeta, me shumë bartiera dhe sakrifica. Unë të gjitha i kam përjetuar…Tani, në Amerikë, jetoj mirë, djemt i kam me biznesin e tyre, dhe ecin mirë në binarët e jetës. Të kem vetëm shëndetin!,- përfundon rrëfimin e tij Turan Rusi.Dhe, para se të ndaheshim, më dhuroi disa libra shqip të botuara nga Amerika, ndër to edhe librin mjaft voluminoz me titull ,,Shqiptarët e Amerikës! E falnderova sinqerisht…Të rrallë janë burrat si Turan Rusi.
E përshëndeta atë ditë me diell në Tiranë, dhe e lash pranë tavolinës së restonatit me lule, që kafenë ta pinte në rrahati, duke shpresuar se do ta takoja sërisht !
SABAUDIN ZHUTA NËN MBIKQYRJE
Shkollimet i ka ndjekur në vendlindje dhe në Kosovë. Shkollën e mesme të muzikës e ka mbaruar në Prizren, kurse Akademinë në Prishtinë. Gjersa studjonte dhe merren me muzikë, kishte shumë shokë rreth vehtes. Por, shkaku përse udba e mbante në ,,shënjestër,, ishte ajo se Sabaudini mbante kontakte edhe me persona të cilët ajo i survejonte, sië ishte rasti me Jusuf Gërvallën, Rafet Rudin, Zeqirija Ballatën etj nga Kosova. Madje me Fehim Ibrahimin-kompozitor nga Tirana, Ladi Prelën ish ambasador i R.Shqipërisë- në Shkup dhe shumë e shumë të tjerë. Dhe, farefisni që Sabaudini kishte në Shqipëri, veçmas do ta intrigonte udb.
***
T. D. me nofkën ,,Jabllan,, ende nuk me siguri nëse survejohej nga Udba që kur ishte si nxënës në Normalen e Shkupit bashkë me Adil Merkon, apo ishte e gjithë ajo ishte vetëm një kamuflim kondpirativ dhe ,,lidhje,, operative që i mbante operativi Dushko Cvetkovski. Kurse, pasi emigroi në Amerikë, T.D. kontaktonte edhe me amabsadorin shqiptarë në OKB Abdi Baletën, ndaj të dyve Udba jugosllave, perms SIS-it diplomatik në krye me Mito Llambevskin në Njujork ishin angazhuar edhe dy informatorë të tjerë nga Njuxhersi, njeri maqedonas, Dragan Terziovski dhe tjetri një shqiptar me nofkën ,,Frençi,, !
( vazhdon)