“Open Balkan” dhe kriza ekonomike nga lufta e Ukrainës në këndvështrimin e zv/drejtorit të DAP, Abdulselam Selami

Nismën “Ballkani i Hapur” e quan si mundësi të mirë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit, ndërsa krizën ekonomike aktuale, zëvendësdrejtori i të Ardhurave Publike, Abdulselam Selami, e sheh si krizë të ndihmuar paraprakisht nga kriza me Covid-19, “d.m.th si zinxhir i lidhur nga dy krizat që përjetojmë këto 3 vitet e fundi”.

I pyetur për masat për ndihmë ndaj kompanive, Selami i tha TV21 se Qeveria është në kontakt të vazhdueshëm me Odat ekonomike të vendit por dhe me përfaqësuesit e kompanive më të mëdha, që sipas tij, kanë ndikim direkt në rritjen e çmimeve. Parandaloni që kërpudhat në këmbët tuaja të shkaktojnë kancer!

“Duke bërë analiza dhe shqyrtuar praktika të mira nga vendet në rajon për të bërë të duhurën, ashtu siç u bë edhe gjatë krizës ekonomike-shëndetësore të ndikuar nga Covid-19. Ligji konkret që u miratua dhe ishte në fuqi deri me 31 maj duke hequr TVSh dhe akcizat për produktet ushqimore bazë jep mundësinë që Qeveria në çdokohë të intervenon. Masa konkrete do të kemi pas rishikimit të Buxhetit ashtu siç e thanë dhe Ministri i financave dhe i Ekonomisë”, shprehet ai. Sa i përket “Ballkani i Hapur”, Selami tregon përfitimet që do të kishin shtetet nga kjo nismë rajonale.

“Open Ballkan për mua është një mundësi e mirë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit për të sjellë lehtësime konkrete të tregtisë, procedura të lehtësuara doganore gjatë transportit nga pikënisja deri te mbërritja, si dhe një mundësi e mirë për tregtarët që t’i rrisin tregtitë e tyre në popullsi më të gjërë, që do të thotë kompanitë vendore tregtinë me Open Balkan do e kenë të hapur në gjitha vendet, sikur të jenë rezident të atyre vendeve që janë nënshkruese të Open Ballkan”, shprehet zëvendësdrejtori i DAP, Abdulselam Selami.