OPEC zgjat uljen e prodhimit të naftës

Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e tyre ranë dakord sot për të zgjatur me një muaj uljen e prodhimit që ata kanë aplikuar që nga fillimi i majit për të stabilizuar çmimet e naftës së papërpunuar, sipas ministrit të Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Vendet e OPEC dhe OPEC + kanë rënë dakord njëzëri për të zgjatur shkurtimet aktuale deri në fund të korrikut”, tha ministri Suhail Al Mazroui në një tweet.