ONE HOSPITAL po bën revolucion në luftën kundër kancerit!


Të gjithë ata pacientë, të cilët më parë ishin të detyruar të drejtoheshin jashtë vendit për të kryer ekzaminimin me PET CT, tashmë, këtë ekzaminim, mund ta kryejnë më cilësi dhe çmime konkurruese vetëm pranë ONE HOSPITAL – TETOVË. Ҫfarë është PET CT?
PET CT është pajisja që zotëron një ndër teknikat imazherike më bashkëkohore dhe efektive, e cila funksionon duke kombinuar ekzaminimin PET (Tomografi e Emetimit të Pozitroneve) me atë CT (Tomografia e kompjuterizuar), të cilët prodhojnë një imazh të shpejtë të krahasuar me teknologjinë e vjetër tomografike.

Në cilat raste rekomandohet ekzaminimi me PET CT?
Mjekët rekomandojnë ekzaminimin me PET CT kryesisht në rastet e sëmundjeve: Kancer ,probleme me zemrën, çrregullime të trurit, përfshirë këtu edhe problemet me sistemin nervor qendror
Avantazhet e ekzaminimit me PET CT Ekzaminimi me PET CT bën të mundur që të arrihen diagnoza më të sakta, hartim i planeve më të targetuara të trajtimit, monitorim më i mirë i zhvillimit të sëmundjes, dhe përkatësisht avantazhet konsistojnë në:
Avantazhi kryesor siç përmendëm edhe më lart është fakti që sajë kombinimit të dy teknologjive PET & CT të cilët ekzaminojnë dy fusha të ndryshme në të njëjtën kohë bëjnë të mundur që të rritet shumë edhe saktësia diagnostike.
Konfort më i lartë për pacientët duke qenë se është proçedurë joinvazive dhe në të njëjtën kohë e padhimbshme.Dozim i saktë kjo sajë injektimit të lëndës radioaktive e cila realizohet me Injektor automatik. Kohë më e shkurtër e ekspozimit të pacientit ndaj rrezatimit. Kjo për faktin se proçedura është e shpejtë, pra më e shkurtër krahasuar me aparaturat e tjera
Aparatura është ideuar në mënyrë të tilla që siguron ekzaminimin edhe për personat obezë dhe atyre që vuajnë nga klaustrofobia (frika ndaj ambienteve të mbyllyra).
Spitali ONE HOSPITAL – TETOVË , Kontakto: 044 344 414