One Hospital si spital privat vjen me njoftim të ri për pacientët. One Hospital njofton se nga sot do të fillojë edhe me PCR test për pacientët i cili do të kushtojë 2000 denarë.
One Hospital në faqen e saj në Facebook ka shkruar:
Pacientë të dashur, do të donim të ndanim me ju lajmin se ne pra, laboratori i One Hospital, nënshkruam një marrëveshje për bashkëpunim të përbashkët me Biotek Laboratorija, e cila rrit listën e analizave që mund të përgatiten në ambientet tona.
Gjithashtu në një dhomë posaçërisht të veçantë me hyrje të jashtme që nuk komunikon me departamentet e tjera të spitalit do të merren teste #PCR për COVID-19, të cilat do të kryhen në ambientet e laboratorit Biotek në Shkup dhe ato janë me specifikë dhe saktësi të madhe , i akredituar dhe i njohur kudo.