Omicroni rrezikon seriozisht Maqedoninë e Veriut

Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut dje regjistroi numër rekord me raste të reja me COVID-19 me 2.269 raste. Por edhe numrat e sotëm janë alarmant, ndërsa sipas infroamcioneve epidemologjike vendi është në pikun e sëmundjes.

Përderisa rriten rastet e reja, rritet edhe numri i riinfektimeve, ndërsa në raportin e fundit javor nga 10 deri 16 janar ka pasur gjithsej 1.247 riinfektime që është për 33% më shumë se java e kaluar.
“Mosha më e prekur është nga mosha 30-39. Rritje të numrit ka te të gjitha moshat, posaçërisht te personat mbi 60 vjet me rritje prej 99.6% në krahasim me javën e kaluar”, thonë nga ISHP.