Omicroni ka kohë që është i pranishëm në Prizren. Por, jo si variant i COVID-19, por si dyqan i suvenireve dhe orëve.
Teksa në hyrje të tij shihen edhe disa veshje kombëtare për fëmijë, emri i dyqanit qëndron sipër.
Dyqani s’duket të jetë i madh, porse emri të cilin e mban tash së fundmi është bërë telash global.
Omicron quhet varianti më i ri i COVID-19. I njëjti sipas të gjitha gjetjeve nuk karakterizohet për simptoma të rënda dhe është më i lehtë se varianti Delta.