Omer Ajdini kërkon shkrepësen – Libri i Sociologjisë “kërkon” që shqiptarëve me ligj t’u ndalohet të lindin fëmijë

Omer Ajdini në facebook shkruan:
Çfarë tmerri!
Nuk mund ta paramendoj që një tekst shkollor fëmijët maqedon mësojnë që rritja e natalitetit tek shqiptarët shkakton disproporcion në planin ekonomik, politik dhe social, andaj, duhet që të MERREN MASA KONKRETE, me të cilat lindja tek këto grupe do të KUFIZOHET, ose futet në suaza normale, kurse tek grupi etnik maqedonas lindja e fëmijëve të STIMULOHET!
Kjo pra shkruhet në librin e Sociologjisë për vitet e dyta, libër i cili tek fëmijët mbjell bindjen që shqiptarët duhet ose të sterelizohen si në të 70-tat në indi ose t’u ndalohet me ligj të bëjnë fëmijë sikur në Kinë!
Shkrepsen, ju lutem!