Olti 10 vjeçar bëhet pre e mashtrimit online, me figurën e tij tentuan të mbledhin para

“Unë jam Olti. E kam mamin, babin dhe vllaun. Jetoj në Suedi. Jam mirë, s’kam nevojë i kam kushtet”.
Olti 10 vjeçar u bë viktimë e keqpërdorimit në rrjetet sociale. Prej ditësh qarkullon një fotografi e Oltit por me emër të rrejshëm të quajtur Alton. Në përshkrim fallco thuhet Altoni është nga Kumanova, vuan nga një sëmundje e veshkëve dhe se i duhen mjete për shërim.

Kontaktuam me familjen e Oltit. Babai i tij i cili th se kur e pa Oltin në internet në atë paralajmërim, thjeshtë u shokua. “E kishin marrë dhe e kishin keqpërdorur foton e djalit tim në Kumanovë. Kur e pamë na erdh shumë rëndë se djali jonë është mirë si drita dhe nuk e ka emrin Alton, nuk është 7 vjeçar. Ky është Olti, 10 vjeçar. Jetojmë në Suedi, jemi nga Kosova. Kur e pamë foton u prekëm shumë. Jemi ndjerë shumë rëndë”, tha Armend Paqariz