Olta Xhaçka betohet mbi Kushtetutë me rrip që kushton 379 euro

Pasi mori besimin e 77 deputetëve në Kuvend, qeveria e re “Rama 3” ditën e djeshme u betua te Presidenti Ilir Meta, i cili më herët kishte dekretuar kabinetin e ri qeveritar.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në këtë ditë të rëndësishme kishte vendosur që të shkonte të betohej me një rrip Salvatore Ferragamo, i cili kushton vetëm 379 euro.

Ministrja fotot nga betimi i djeshëm në të cilën u shfaq me rripin e shtrenjtë, i ka postuar në profilin e saj në Instagram.
Kuvendi dy ditë më parë miratoi qeverinë “Rama 3” me 77 vota pro, 52 kundër dhe 1 abstenim.