Olta kërkon të dalë! Produksioni e injoroi totalisht dje duke, mos u marrë fare me çfarë priste ajo


Prime i mbrëmshëm ishte me shumë tensione dhe situata dhe në qendër të tyre nuk ishte aspak Olta Gixhari që ditët e fundit ka qenë shumë “e karikuar” ndaj disa prej banorëve të tjerë.

Sipas fjalëve të aktores ajo do bënte “namin” në Prime pasi pretendonte se Luizi kishte thyer kontratën duke u marrë me moralin e saj. Mbrëmjen e djeshme në prime aktorja tha se të gjithë kanë informacione për njëri-tjetrin, gje qe nuk u prit mire.

Kjo deklaratë e banores solli një reagim të αshpër nga moderatorja Arbana Osmani, e cila në fillim tha se këto ngjarje nuk do të diskutoheshin sepse ishin shumë të turpshme, duke mos u marrë fare dhe duke injοruar ngjarjet me Luizin dhe Efin.

Diskutimi që u bë në studio dhe fjalët e Arbanës dhe opinionistes Lekatari, duket se nuk i kanë pëlqyer fare Oltës.

Në një bisede më Valbonën ajo duket shumë e acaruar dhe po mendon të bëjë valixhet gati, pasi është kthyer në tabele qitjeje.

“Nuk dua të duroj me asnjë gjë. Do bëj valixhet gati e do iki. Pse duhet të duroj, tabelë qitje. Hajde i biem Oltes. Me godasin mua në atë formë. Unë jam zgjuar gjithë ditën. T’ia fus gjumë edhe unë, siç bëjnë shumica e shtëpisë. Le të më nxjerrin, nuk je aktive të thonë. Le të vijë ajo ditë. Përballem çdo ditë me çdo gjë dhe me kthehen në atë formë. Nuk jam tabelë qitje, nuk duroj dot të më flasin ashtu”, i tha Olta-Bones.