Olta do dalë nga shtëpia e Big Brother VIP dhe nuk do futet më, biletën e saj do t’ia falë Luizit

Gjatë një bisede me banorët mbrëmë Olta u shpreh se nëse del nga shtëpia ka vendosur të mos kthehet edhe nëse ka biletën vajtje-ardhje. Ajo tha se nuk do e marrë parasysh biletën, madje do ja falë Luizit.

Edhe mëngjesin e sotëm Olta u shpreh se nuk po e shtyn dot më pasi kanë kaluar 25 ditë dhe janë në këtë gjendje.

25 ditë dhe në këtë gjendje. Pupupu! Mua që tani më duket sikur kam 3 muaj. Unë nuk e shtyj dot më shumë, nuk e shtyj dot”, tha Olta.

Mbrëmë ajo pati edhe një “bisedë surprizë” nga Amosi i cili ka qenë një prej banorëve që ka mbështetur Oltën thuajse në çdo debat. Ai i kërkoi asaj të heqë dorë nga raporti Luiz-Kiara.

Amos me sa duket e ka parë që loja duhet të ndryshojë prandaj edhe sjellja e tij po ndyshon.

Dinamikat e shtëpisë po ndryshojnë, Olta dje nuk pati aspak vëmendje. Sot u zgjua duke thënë që nuk i shtyhet më aty brenda.