Olluri: Vetëm thesari kishte mbetur pa u vjedhur, ishte e pritshme

Gazetari, Parim Olluri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se vje*dhja e parave nga Thesari i Shtetit ishte e pritshme pas shumë institucioneve që dyshohet se janë vje*dhur në Kosovë.
“Vetëm thesari kishte mbetur pa u vjedhur, ishte e pritshme”, ka thënë ai.
“Pas vjedhjes së parave nga buxheti i Kosovës, dhoma e dëshmive në Policie shumë të tjera, vetëm edhe kjo pritej”, shtoi ai.

Tutje Olluri tha se duhet të ketë qenë një sistem i korr*uptuar që e ka kryer krejt transaksionet.
“Duke pasur parasysh punësimet e shumta që janë bërë për një kohë të shkurtër. Ka qenë e pa evitueshme që edhe kjo të ndodhte. Më e keqja është se kjo konsiderohet sikur shkathtësi. Njerëzit që arrijnë të nxjerrin para nga shteti konsiderohen sikur të shkathët” , shtoi ai.