Olluri ja thotë në sy Kastratit: Ti nuk ke qenë analist, je snajperist politik

Gazetari Parim Olluri ka kritikuar të sapo aderuarin në PDK, Ardian Kastratin.
Ai ka thënë se Kastratin asnjëherë nuk e ka parë si analist dhe se sa herë e ka parë nëpër studio ka pyetur të tjerët pse e kanë thirrur televizionet atë.

“Ka shumë analistë të rinj që futen nëpër studio për qëllime të caktuara. Kastrati nuk jam befasuar fare që është futur në PDK. Ai nuk është analist por një snajperist. U futë në studio dhe kritikonte me direksione anëtarët e VV’së dhe Albin Kurtin ndërsa lavdëronte shumë lartë ish-komandantët e tij. Gjithmonë ua kam thënë njerëzve nëpër kafene se pse po e thirrin këtë person në RTK dhe pse po i lënë hapësirë”, tha ai.