Olluri: Albin Kurti për të marrë pushtetin shkarkoi edhe Glauk Konjufcën, normale qe shkarkon zyrtarët e PAN’it

Analisti politik, Parim Olluri, ka thënë se shkarkimet nga ana e Kryeministrit Albin Kurti kanë qenë të pritshme, pasi që sipas tij, ai për pushtet e ka shkarkuar edhe Glauk Konjufcën nga pozita e tij si Kryeparlamentar.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Olluri ka thënë se për të mbajtur pushtetin, ai tani do t’i shkarkojë zyrtarët e PAN’it.

“Shkarkimet kane qene te pritshme. Per me marre pushtetin, Albini e ka shkarkuar edhe Glaukun. Per me mbajte pushtetin, normalisht qe i shkarkon zyrtaret e PAN-it”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Kurti dje në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë ka shkarkuar bordin e Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shkarkuar nga puna 14 konsujt e emëruar nga qeverisja e kaluar.