Olluri: 300 mijë votat e Vjosa Osmanit nuk e meritonin një fat të tillë

Gazetari Parim Olluri ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Vjosa Osmani ka qenë meritore për pozitën e Presidentes, por që procesi deri në zgjedhjen e saj ishte shumë i padrejtë.
Ai thotë se për fat të keq edhe zgjedhja e Osmanit nuk kaloi pa pazare politike.

“Vjosa Osmani nuk e ka merituar një proces të tillë. 300 mijë votat e Vjosa Osmanit nuk e meritonin një fat të tillë. Për fat të keq procesi i ngjasoi atij të Hashim Thacit.”, ka thënë ai.
Ai tutje ka thënë se kalimi i Adelina Granicës nga PDK në VV ka qenë kontrabandim.

“Kalimi i Graincës në VV, është krim zgjedhor. S’mund ta bëjmë Graincën heroinë vetëm pse doli nga PDK në VV. Grainca vjen nga një familje e pasur, Kurti thoshte se nuk negocion me këto familje. Tutje nuk e dimë as se cka mendon ajo pasi kurrë nuk e kemi dëgjuar duke folur”, shtoi ai.