Oliver Spasovski për herë të dytë do të dëshmojë për rastin “27 Prilli”

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot duhet të dëshmojë në seancën e re për lëndën “Organizuesit e 27 Prillit”, ku të akuzuar janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Për këtë ngjarje, por në një lëndë tjetër penale për “27 Prillin”, Spasovski dëshmoi edhe në vitin 2018, kur e kryente funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme. Ai atëherë para Gjykatës penale Shkup deklaroi se pas hyrjes së turmës në Kuvend, është ndier i pa ndihmë, i frikësuar për jetën e tij, i zhgënjyer dhe tmerruar nga veprimet e disave me të cilët ishte parë çdo ditë dhe kishte bashkëpunuar.

Përveç Spasovskit, si dëshmitar i Prokurorisë në seancën e sotme për “organizatorët e 27 Prillit” është paralajmëruar edhe Antonio Koçkov, pjesëmarrës në protestat e “Për Maqedoninë e Përbashkët”. Gjithashtu edhe ky dëshmitar kishte dëshmuar për dhunën në Kuvend më 27 Prill, por në lëndën ku i dëmtuar ishte kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela.

Seancën e kaluar për këtë lëndë dëshmuan Mihail Mlladenovski (i akuzuar, e më pas i amnistuar për “27 Prillin”) dhe Sashko Kocevski, referent për sistem dhe votim në Kuvend.