Kryeministri i Qeverisë Teknike i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski ka demantuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev duke thënë se nuk ka asnjë koncept për shkëmbimin e deputetëve ndërmjet LSDMsë dhe VMRO DPMNE-së informon.
Në debatin në Telma TV, nënkryetari i LSDM-së foli për propozimin e BDI-së për një kryeministër shqiptar, si dhe deklaratën e Zoran Zaev se ai është i gatshëm të heqë dorë nga deputetët që do të mbështesnin qeverinë e VMRO DPMNEsë vetëm nëse nuk ka shan*tazhe.
“Koncepti” Maqedonia – Një shoqëri për të gjithë “nuk ka alternativë. Mjaftë me naci*onalizëm dhe pë*rçarje. Askush nuk duhet të sha*ntazhojë . Qeveria bëhet mbi bazën e parimeve dhe programeve. Nuk ka asnjë koncept për shkëmbimin e deputetëve, kjo ishte një sintagmë se sa do të humbasë VMRO-DPMNE në zgjedhje. Askush nuk mund ta vërejë trajtimin e barabartë të të gjithëve nga LSDM-ja. Duhet të shprehet cilësia dhe vendimi i qytetarëve dhe në bazë të kësaj ne do të ulemi për të diskutuar përbërjen e Qeverisë së re. Por për ne, sha*ntazhet nuk janë të pranueshme ” u shpreh Spasovski.