Oliver Spasovski apel BFI-së, rishqyrtojeni vendimin për hapjen e xhamive

Kryeministri teknik Oliver Spasovski ka kërkuar nga Bashkësia Fetare Islame që të rishqyrtojë vendimin e saj për hapjen e xhamiave më 12 maj, ndërsa Kishës Ortodokse i ka kërkuar të jetë më serioze.

Ai në pyetje të gazetarëve u shpreh se Bashkëshitë Fetare duhet t’i respektojnë rekomandimet e Qeverisë dhe mos të ketë organizime, pa dallim a janë fetare apo politike, raporton Shenja.

Spasovski më tej shtoi se vendimet të cilat i merr Qeveria, janë për të mirën e qytetarëve dhe nuk bëhet fjalë për politikë. /SHENJA/