Oliver Ilievski: “Personat me nevoja të veçanta janë përparësia jonë kryesore, ofrojmë zgjidhje më të mirë për nevojat e tyre”

Kandidati për të parin e Kumanovës nga LSDM, Oliver Ilievski, sot vizitoi qendrën për personat me nevoja të veçanta Poraka Nasha. Nga atje Ilievski premtoi zgjidhje për nevojat e kësaj Qendre si dhe përmirësimin e kushteve për punonjësit.

“Sot vizitova qendrën ditore Poraka Nasha dhe u njoha me problemet dhe sfidat që ka kjo qendër ditore, përdoruesit dhe punonjësit e saj. Ne po i dëgjojmë problemet, të gjitha për të gjetur zgjidhjet e duhura, marr përsipër të zgjidh çdo punë të ngecur rreth funksionimit të kësaj Qendre, për kushte më të mira jetese për përdoruesit dhe kushte më të mira pune për punonjësit”, theksoi Ilievski.