Oliver Ilievski ka një lajm të mirë për shqiptarët e Kumanovës!


Kandidati për kryetar në komunën e Kumanovës, Oliver Ilievski, ka sjellur një lajm të mirë për shqiptarët e Kumanovës. Duke numëruar investimet në shkollat e kësaj komune, Ilievski ka përfshirë edhe shkollën “Naim Frashëri” dhe shkollën e mesme teknike në gjuhën shqipe, si prioritete në mandatin e tij.

“Investimet në shkollat e Kumanovës në katër vitet e ardhshme do ti rrisim në 6.5 milionë euro. Zgjidhje të veçantë dhe mjete kemi planifikuar për shkollën Sami Frashëri dhe, ku fëmijët mesojnë në kushte të tmerrshme. Do të investojmë që fëmijët tanë të mësojnë në kushte moderne”, siguron Ilievski.