Oliver Ilievski: “Do të zgjidhim problemin me objektin shkollor të SHMK “Sami Frashëri” Kumanovë“

Para qytetarëve të lagjes “Tode Mendoll”, së bashku me nënkryetarin e LSDM Oliver Spasovski porositëm: Definitivisht do të fitoni çerdhe për fëmijë dhe zgjidhje të problemit me objektin shkollor të SHMK “Sami Frashëri”, ka thënë kandidati për kryetar të Kumanovës nga rradhët e LSDM, Oliver Ilievski.

Neve na lidh një qëllim i përbashkët, Kumanova bashkëkohore Evropiane, të rinjët të na rrijnë këtu me standard të lartë jetësor dhe mjedis të pastër jetësor. Zonat industriale të bëhen tërheqëse për kompani të huaja dhe të vendit, të rinjët të punësohen në kompani teknollogjike. Për 12 vjet pushtet të DPMNE, fituam vetëm 2 terrene të tenisit dhe asgjë tjetër. Të vazhdojmë përpara me pushtetin qëndrorë, me proekte të numërta për Kumanovën.