OKH “Merhamet” – Shkup: Të ndalet te*rrori izraelit në vendet e shenjta muslimane!

Derisa jemi në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, me dhimbje e keqardhje po i ndjekim edhe pamjet e zj*arrit dhe gjakut, që vijnë nga Jerusalemi, më saktë nga Mesxhidul Aksaja e shenjtë.
Shteti i Izraelit, duke mos pas kurrfarë ndjeshmërie për traditën fetare të tjetrit, si dhe duke harruar se para më pak se një shekulli ishin pikërisht hebrenjtë vi*ktima, këto ditë ka vendosur që ta dëshmojë forcën e tij mbi popullatën e pambrojtur palestineze të Jerusalemit, duke shkaktuar vr*asje e pl*agosje, por edhe dj*egie të objekteve të Mesxhidul Aksasë, kibles së parë të muslimanëve, të përmendur edhe në Kuranin Famëlartë.

Duke e gjykuar këtë veprim si te*rror, OKH “Merhamet” konstaton se kështu janë lënduar edhe ndjenjat e mbarë muslimanëve të botës, sepse Aksaja është në zemrën e secilit musliman, pavarësisht se në cilin kënd të botës jeton. Përveç kësaj, gjykuar edhe sipas konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave fetare, pamjet e gjakut dhe të zjarrit në vendet e shenjta dhe në muajin e shenjtë janë dëshmi se ushtruesi i kësaj dhu*ne nuk respekton asnjë shenjtëri tjetër religjioze dhe se gjuha e tij e vetme është dhu*na.

Prandaj, si organizatë që angazhohemi gjithnjë për mbrojtjen e vlerave të shenjta, të drejtësisë dhe të vi*ktimave, për ne veprimi izraelit mbi vendet e shenjta është te*rror eklatant dhe, si i tillë, presim të gjykohet edhe nga gjithë bota tjetër e qytetëruar.
Si popull që para njëzet viteve e kemi vuajtur ag*resionin e ngjashëm dhe që çdo vit i kujtojmë vi*ktimat e atij te*rrori, ndjejmë për detyrim që – më shumë se gjithkush – të vihemi në anën e vi*ktimave dhe ta mbrojmë të drejtën e tyre. Aq më shumë që kur ne ishim para tytave, gjithë bota e qytetëruar ishte me ne.

Nisur nga kjo, ne i bëjmë thirrje Shtetit të Izraelit që ta ndalë këtë dhu*në, të ketë respekt për shenjtërinë e muslimanëve dhe, përkundër insistimit të dhu*nshëm, të bindet se Jerusalemi do të mbetet gjithnjë selia e shenjtë e më shumë religjioneve.

Mbetemi me shpresë se Organizata e Kombeve të Bashkuara, Organizata e Konferencës Islamike, Bashkimi Europian etj. do të ndërmarrin veprime që ky te*rror të ndalet, ndërsa – me këtë rast – u bëjmë thirrje edhe organizatave të tjera të mbrojtjes së të drejtave të njeriut që ta gjykojnë këtë te*rror dhe të vihen në mbrojtje të popullatës civile e të pambrojtur palestineze. Heshtja para skenave të tilla përveç që është e turpshme, në kuptimin etik, është edhe nëpërkëmbje e vlerave mbi të cilat sot thirret bota e qytetëruar. Pavarësisht kush është autori dhe kush vi*ktima e te*rrorit, parimi i gjykimit është i njëjtë.
OKH MERHAMET Shkup, 11.05.2021