OKB raporton për një numër të lartë të civilëve të vrarë në Ukrainë

OKB thotë se të paktën 816 civilë janë vrarë dhe 1 mijë e 333 janë plagosur në Ukrainë deri më 17 mars.

Shumica e viktimave ishin nga armët shpërthyese të tilla si granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime.

Nga OKB tutje thanë se numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë pasi OHCHR nuk ka qenë në gjendje të mbledhë informacion nga disa prej qyteteve më të goditura, përfshirë Mariupolin.

Përveç civilëve, deri tash janë raportuar të vrarë edhe mijëra ushtarë.