OKB: Maqedonia në vendin e 24 për nga rënia e popullsisë


Maqedonia, për shkak të emigrimit dhe nivelit të ulët të lindjeve, ka humbur 28.8 për qind të popullatës së saj “maksimale”, sipas raportit të fundit të OKB-së.

Ky rezultat e vë Maqedoninë në vendin e 24 në botë, ndërsa Moldavia është e para, Bullgaria e dyta, Bosnja dhe Hercegovina është e treta në listë për nga rënia e popullsisë. Moldavët mbajnë vendin e parë me një rënie prej 53% të popullsisë. Greqia është gjithashtu përpara Maqedonisë, e cila ka një rënie pak më shumë se 31% të popullsisë.

Maqedonia renditet e 24 pas rënies së popullsisë me 28.8%, dhe qëndron prapa El Salvadorit, dhe para Trinidadit dhe Tobakos, vendet e Amerikës Qendrore dhe Karaibeve. Humbjet më të mëdha të popullsisë ka në Evropën Lindore, por edhe disa vende aziatike si Kina dhe Japonia.