OKB: “Bota është në prag të një “stuhie ekonomike” për shkak të lu*ftës në Ukrainë”

OKB ka paralajmëruar se bota është në prag të një “stuhie ekonomike” për shkak të lu*ftës në Ukrainë, shkruan CNN.
Në një deklaratë për shtyp të mërkurën, OKB tha se lu*fta mund të çojë në një “krizë tredimensionale” të ushqimit, energjisë dhe financave, kryesisht në zonat që tashmë janë prekur më shumë nga Covid-19 dhe ndryshimet klimatike.

“Ne do përballemi me një “stuhi” që kërcënon të shkatërrojë ekonomitë e vendeve në zhvillim”, tha António Guterres. “Populli i Ukrainës nuk mund të durojë dhu*nën që forcat ruse po ushtojnë ndaj tyre”. Sipas raportit, Rusia dhe Ukraina ofrojnë rreth 30% të grurit dhe elbit që konsumohet globalisht, me Rusinë gjithashtu eksportuesin kryesor të gazit natyror në botë, eksportuesin e dytë më të madh të naftës dhe një ndër prodhuesit më të rëndësishëm të plehrave.

Sipas OKB-së, deri në 1.7 miliardë njerëz në 107 vende të botës do të preken nga një prej këtyre krizave.
Më të rrezikuarat janë: Afrika, Azia, Amerika Latine dhe Karaibet.