OKB: BE mund të përfitojë nga migracioni


Bashkimi Europian duhet të kuptojë se mund të përfitojë nga migracioni, thanë sot agjencitë e OKB-së përpara prezantimit të planit të ri të migrimit të organit ekzekutiv të BE-së të mërkurën.

“Pakti i Komisionit Europian për Migracionin dhe Azilin duhet të jetë shumë më njerëzor, i parashikueshëm dhe i mbrojtur nga krizat”, thanë Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në një deklaratë të përbashkët.

“Punëtorët migrantë dhe refugjatë kanë luajtur një rol të vlefshëm gjatë pandemisë COVID-19 dhe ata do të jenë të rëndësishëm për rimëkëmbjen ekonomike”, vazhdohet në deklaratë.

Sipas këtyre agjencive, vendet e BE-së duhet të ekuilibrojnë mbrojtjen e kufijve të saj me hapjen e rrugëve të ligjshme të emigracionit dhe me integrimin e migrantëve.