Ky është momenti i arrestimit të 35-vjeçares, Violeta Donajt, e cila ekzekutoi me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj mëngjesin e kësaj të diele në tregun e Milotit.
Çifti kishte dy fëmijë dhe çdo të diel dilnin tek tregu i Milotit për të punuar. Kjo video tregon se 35-vjeçarja është në gjendje të rëndë psikologjike dhe mes kujës thotë: “Çfarë bëra unë?”
Ndërsa një grua tjetër i kujton fëmijët, një efektiv policie që e shoqëron, thotë: “E ka bërë atë punë, mos e mërzitni tani”