Ohër-Strugë, gjendja epidemiologjike me CoVid-19 mbetet komplekse

Gjendja epidemiologjike në rajonin e Ohrit dhe Strugës edhe më tej është komplekse- thonë nga Qendra e Shëndetit Publik. Në Ohër për momentin janë 133 raste aktive ndërsa në Strugë ky numër është 161. Në rajonin e Strugës, numri i të prekurve të ri në 2-3 javët e fundit është dyshifror.

“Në Strugë, numri i lartë ka të bëjë me numrin më të madh të testeve, sidomos të personave familjar. Atje kemi fshatra në rrezik si Radolishti, Veleshta dhe Dellogozhda. Bëhet fjalë për vatra të reja, por vatra të familjeve. I kemi nën kontroll dhe po i kontrollojmë të njëjtit. Por, vet familjet duan që të testohen. Shkojnë edhe nëpër laborator privat dhe për këtë numri çdo ditë është i lartë. Raste pozitive kemi edhe në Strugë”.

Mjekët thonë se kanë frikë nga periudha e ardhshme dhe sezoni turistik, ku numri i pushuesve në Ohër dhe Strugë është rritur kurse shumë pak prej tyre i respektojnë masat e mbrojtjes, si në plazh ashtu edhe gjatë shëtitjeve në këto qytete.

Kuptohet që me ardhjen e turistëve nga mbarë vendi, por edhe nga jashtë, mërgimtarët tanë, rreziku shtohet. Duke parë se çfarë është duke ndodhur çdo ditë nëpër plazhet dhe në qytet, na mungon vetëdija dhe përgjegjësia për respektimin e masave, për mbajtjen e maskave mbrojtëse, dezinfektimi i duarve, respektimi i distancës dhe evitimi i grupimit – tha Sasho Toçkov- QSHP, Ohër. Deri më tani nuk është regjistruar asnjë udhëtar i huaj që ka ateruar në aeroportin e Ohrit që ka qenë pozitiv me CoVid-19. Në Ohër deri më tani kanë humbur jetën 6 persona ndërsa në Strugë 38.