Ohër, pushteti lokal kërkon që objektet gastronomike të punojnë vetëm në tarraca

Objektet gastronomike të punojnë vetëm në vende të hapur. Autoritetet lokale në Ohër kërkojnë që shërbime të tilla të mos ofrohen brenda objekteve. Arsyeja e këtij propozimi të pushtetit lokal pranë Komisionit për Sëmundjet Infektive është rritja e numrit të pacientëve me kovid në qytet. Problem shtesë është se në Ohër gjatë fundjavave ka shumë mysafirë nga qytete të tjera.

Fundjavat janë plot ndërsa objektet gastronomike janë përplot, pothuajse të gjitha kanë tarraca dhe kjo është arsyeja pse duhet të mundësohet që aktiviteti gastronomik të zhvillohet vetëm në tarraca dhe të vendosen tavolinat në distancë të caktuar – deklaroi Konstantin Gjeorgjieski, kryetar i Komunës së Ohrit.
Kërkesat e tjera të komunës së Ohrit dhe shtabit lokal të kr*izës janë që të shtrëngojnë masat për lëvizje dhe grupim, si dhe të kufizohet puna gjatë fundjavave. Shoqata e gastronomëve të Ohrit thotë se masat më rigoroze se ato aktuale do të ishin të pajustifikuara dhe të ekzagjeruara në këtë kohë.

Shpresojmë që do të vijë mot më i mirë, kushtet atmosferike do të lejojnë punën jashtë dhe kjo do ta bëjë më të lehtë pjesërisht. Sidoqoftë, ne nuk e shohim burimin e zhvillimit dhe përhapjes së virusit në objektet e gastronomisë – u shpreh Mihail Mishev, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Ohrit.
Në spitalin e Ohrit, sipas drejtorit Goran Balev, 165 bo*mbola oksigjen janë konsumuar në 24 orët e fundit. Aktualisht në Spital janë të shtruar rreth 130 pacientë. Në Strugë, nga ana tjetër, situata me virusin është më e qëndrueshme. Në këtë spital ka vetëm 18 pacientë.