Më 10.01.2025, në orën 18:00, në SPB Ohër është raportuar se një person ka hapur me forcë derën metalike të hapësirës së parkimit në rrugën “ASNOM” në Ohër, e cila përdoret nga NP “Komunalec – Mekanizimi”. Në këtë hapësirë ishte parkuar një automjet “Volkswagen Polo” me targa të Strugës, i cili më parë ishte konfiskuar nga shërbimi i karrotrecit të ndërmarrjes. Pas hapjes së makinës, personi është larguar me të.
Po punohet për zbardhjen e ngjarjes, pas së cilës do të bëhet kallëzim penal përkatës.