Oficerja shqiptare në ushtrinë amerikane

Oficerja shqiptare në Ushtrinë Amerikane, Valdeta Mehanja, nderohet nga Këshilli Amerikan i Emigracionit me çmimin e Trashëgimisë Amerikane (“American Heritage Award”) me të cilin vlerësohen kontributet dhe arritjet e imigrantëve në SHBA.
Valdeta u largua në një moshë të re nga Kosova dhe shërbeu për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan. Pas studimeve universitare në Universitetin Aeronautik Embry-Riddle në Florida, ajo iu bashkua Ushtrisë Amerikane. Mbështetja e emigrantëve ka qenë në fokus së iniciativave të saj përkrah karrierës ushtarake.