Oficerja për Bashkëpunim Bilateral për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes me ShBA-të, e diplomuar në Qendrën për Studime Universitare në Gjeneratën 2012-të (FOTO)

Kapiten Manushaqe Nura, Oficer për Bashkëpunim Bilateral për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes me ShBA-të, e diplomuar në Qendrën për Studime Universitare në Gjeneratën 2012-të.

Ish-kadetja e QSU-së, Manushaqe Nura theksoi: “Koha është flori, prandaj u bëj thirrje të rinjëve tanë që me kohë të orientohen në rrugën drejt së ardhmes dhe të përgatiten për të. Ndërsa, të rinjëve që synojnë një karrierë ushtarake, u them se shërbimi në ushtri përveç që është nder dhe privilegj, ofron mundësi shumë të mira të ngritjes personale, profesionale dhe përvoja të veçanta në institucione ndërkombëtare.

Menagjimi i kohës, puna ekipore, gjindshmëria dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërnjerëzore janë disa nga aftësitë më të rëndësishme që i fitova në QSU. Kurse, në RIT-K kam përvetësuar aftësi teknike si shkrimi akademik dhe komunikimi masiv.

Detyra që e çmoj më së shumti në karrierë është udhëheqja e trupave të këmbësorisë. Fillimisht si Komandant Togu e më pas në pozita kyçe të nivelit taktik dhe operacional. Gërshetimi i shkollimit tim ushtarak me përvojën e gjatë të nënoficerëve dhe idetë e ushtarëve të brezit të ri, kanë qenë çelës përballë çdo sfide që më është shfaqur gjatë shërbimit në këto detyra.
Sot ndihem komond në çdo situatë, sepse lidhjet e forta që kam krijuar me kolegët e mi janë burim i mbështetjes së vazhdueshme në rrugën time përpara” u shpreh Kapiten Manushaqe Nura.